Basha-Ramës: Llapaqeni i batutave i merr shqiptarëve dy taksa për mirëmbajtjen e rrugëve




Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit. Në Parlament, Basha tha se Rama po i takson dyfish shqiptarët, duke i marrë edhe taksën e qarkullimit edhe taksën për rrugën.

Basha:  Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur. Një njeri që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë dhe bën. Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë me janarin e 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e 2015. Duke shtuar edhe TVSH vlera totale e taksës Rama mbi cdo litër karburant  është 240 lekë për litër. Kaq lekë merr shtesë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama me taksën e qarkullimit

Çfarë është taksa e qarkullimit? Jua shpjegojnë ministrat e Ramës sa herë vijnë mbrojnë buxhetin para komisioneve. Lexoni procesverbalin e karafilit të anglishtes, por edhe të paraardhësit të tij, prof. Canit që thotë, taksa e qarkullimit merret për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Çfarë tha dy minuta përpara përgjegjësi. Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit. Po na thuaj pa o Llapaqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur ti  pse pagujanë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon ti marrësh shqiptarëve 240 lekë litër  karburanti dhe pastaj i merr edhe tarifë për rrugët. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra.

Sapo e the vetë para shqiptarëve dhe nuk të shpëton ngërdheshja, ngërdheshtja tregon para shqiptarëve sa i pacipë je, se duhet të ulje kokën ose ti kërcisje ndonjë shupllë atij që të gënjeu, mësuesit të anglishtes.

Vetëm nga taksa e karburantit qeveria Rama merr 120 mln dollarë më shumë. Por ju e dini që këto para nuk shkojnë për paratë e rrugëve.




Be the first to comment

Leave a Reply