Basha-Ramës: Nuk jam miku yt, i hapur për hetim parlamentar për oligarkët rusë




Vijojnë replikat në kuvend. Basha në përgjigje të Ramës tha:  “Nuk jam unë miku yt. Miqtë e tu janë Shullazi, Habilajt, Disa të kanë ikur nga kjo sallë. Këta janë miqtë e tu.”,transmeton TopAl News

“Hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Jam i hapur për hetim parlamentar e ta cojmë në prokurori. Gjej ti një cent apo kontakt direkt apo indirekt me oligarkët rusë. Asnjë. Unë po them nëse prokuroria nuk do ishte e kontrolluar nga ti do të ishte nisur një hetim për një ministër aty.

Të mos merremi me Rusinë nga kjo foltore. Hajde bëjmë hetim parlamentar për influencat ruse e ta shohim ku i ka futur kthetrat ariu. 

Ngatërron taksën e regjistrimit me taksën e qarkullimit.  Hoqe Shkëlqimin more mësuesin e anglishtes e të ka futur thellë e më thellë në afera që nuk ti thotë dot.”




Be the first to comment

Leave a Reply