Bashkim Bakiu: Të gjitha anketimet e nxjerrin BESËN para BDI-së në Saraj




Sonte Lëvizja BESA dega në Saraj ka realizuar një takim rasti në Kondovë, me ç’rast është vërejtur një prezenc e madhe e banorëve të Sarajit.

Me këtë rast, kandidati për kryetar komune nga Lëvizja BESA në Saraj, Bashkim Bakiu deklaroi: “Komuna e Sarajit nuk do të keqpërdoret nga këta të BDI që nuk ngihen me poste, si Blerimi. Ne jemi garanca se me fitoren e BESËS më 15 Tetor, komuna do tu kthehet banorëve të Sarajit, dhe nuk do të jetë në duart e atyre që e zhvatën deri më tani. Të nderuar kam një lajm të mirë për ju, meqë jam marr me anketa, të gjitha anketat e fundit flasin se në Saraj jemi para BDI-së, dhe kështu të bashkuar si sonte me endergji pozitive të vazhdojmë fushatën, dhe nuk ka dyshim se fitorja do të jetë e jona dhe e popullatës në Saraj”.

Tutje Bakiu tregoi planet e tij konkrete për këtë komunë.




Be the first to comment

Leave a Reply