Batuta ne Komision, Beqiri, Vokshit: Ti je rrezik të shkatërrosh muret jo më nervat tona




Ka nisur me debate të ashpra seanca dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro  në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi e nisi mbledhjen duke këmbëngulur në marrjen e një përgjigje të drejtëpërdrejtë për pyetjen e drejtëpërdrejtë që bëri: A do të shembet teatri?
Insistimi për të bërë këtë pyetje nga deputetja e Vokshit, duke ngritur zërin nxiti ndërhyrjen e deputetit të PS-së Ismet Beqiri.

Albana Vokshi: A do shembet teatri?

Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën si bëni pyetjet. Ju nuk më diktoni përgjigjen.

Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes?

Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas

Albana Vokshi: Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet teatri?

Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem!

Albana Vokshin: Ule zërin

Ismet Beqiri:  Kjo është diktaturë. Mjerë populli thotë po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje. Më hoqe trurin

Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin

Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira….

Albana Vokshi:  Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin

Mirela Kumbaro:  Nuk kam asnjë lloj sikleti




Be the first to comment

Leave a Reply