BDI: A po vërtetohet dyshimi i koalicionit opozitar VMRO – BESA, me një avancim të tij në prag të zgjedhjeve lokale?




Pas dhënjes së “argumenteve” Ivanovit për mosdhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zaev me pohimin se “Platëforma e Tiranës” është iniciuar nga Kryeministri shqiptar Rama. Pas provokimit dhe ikjes nga Parlamenti më 27 Prill disa çaste para incidentit kur u sulmuan deputetët nga ana e simpatizantëve të VMRO-së. Pas mosvotimit të Kryetarit të parë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë z.Talat Xhaferi dhe mospërkrahje të procedurës parlamentare të Ligjit të gjuhës shqipe, tani institutet e VMRO-së po mundohen të ndihmojnë Lëvizjen BESA në prag të zgjedhjeve.

Në kundërshtim të të gjitha rezultateve të hulumtimeve të realizuara nga Institutet amerikane, me renome ndërkombëtare siç janë IRI dhe NDI, të cilat tregojnë një epërsi të madhe të Bashkimit Demokratikë për Integrim para partive tjera politike shqiptare e sidomos para Lëvizjes BESA, ditë më parë me tentim për manipulimin e rradhës doli në opinion një farë Instituti, në opinion i njohur si i afërt i VMRO-së , i quajtur Dimitrie Çupovski.

Ky institutë mundohet të bind opinionin se ka realizuar hulumtim të opinionit dhe se partitë më të votuara në Maqedoni na qenkan VMRO dhe BESA. Nuk ka nevojë të përkujtojmë opinionin se ky “Institutë” gjithmonë paraqitet në prag të zgjedhjeve me përkrahje të VMRO-së dhe se rezultatet e saj gjithmonë janë larg realitetit. Por, ajo që bie në sy në këtë situatë është përkrahja që ky Institutë i jep Lëvizjes BESA, që po ngjanë si një kthim “borxhit” mes partnerëve apo më saktë strategji e përbashkët e tyre zgjodhore.

Me sa duket Lëvizja BESA do të duhet të përgjigjet kërkesës publike të nënkryetarit të LSDM-së , i cili kërkon që Lëvizja BESA të deklarohet publikisht se a ka marrëveshje me VMRO-DPMNE.




Be the first to comment

Leave a Reply