BDI akuzon Lëvizjen Besa për nxitje të ndarjes te votuesit shqiptarë




BDI kërkon shqiptarët të bashkohen, të përkrahin tjetrin, të dalin më të bashkuar që të jenë më të rëndësishëm. Partia sot i ftoi votuesit të mos bëhen pre e, siç thuhet, e tendencave të ndryshme për ndarje dhe defaktorizim, por të qëndrojnë prapa kandidatëve të denjë për kryetar komune të cilët do të qëndrojnë në shërbim të tyre.

Sot, Lëvizja Besa dhe Bilall Kasami së bashku me përfaqësuesit e kësaj partie, edhe njëherë u vunë në shërbim të forcave kundër-kombëtare, duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, duke mos e përkrahur atë”, thuhet në kumtesë.

BDI shton se kjo ndodh pas “nisjes së ndarjes historike të votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjen emë shumë se 9 deputetëve shqiptarë, mos votimit të kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, nxitjes së dhunës me këndim të gabuar të himnit kombëtar, mos votimit për shkarkim të prokurorit publik dhe mos pranimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare”.




Be the first to comment

Leave a Reply