BDI: Besa shërbehet me goditje të ulëta për ta fshehur koalicionimin e vet me VMRO-në




Për ta larguar vëmendjen e çairasëve nga koalicionimi i fshehtë me VMRO-në, Besa në stilin e saj të njohur, shpif gënjeshtra për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiu.

 

Кandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair Visar Ganiu nuk është pronar i pronës shoqërore në komunë, që të mund të i jep dikujt tokë.

Ashpër reagojmë ndaj informatave të publikuara në disa portale, si të pavërteta. Apelojmë që qytetarët mos të bien pre e këtyre dezinformatave sepse dikush në mungesë të ofertës konkrete, mundohet që me trillime të dëmtojë  personalitetin e Visar Ganiut.




Be the first to comment

Leave a Reply