BE do të punojë për roaming më të lirë për Ballkanin Perëndimor




Eurokomisarja për ekonomi digjitale Maria Gabriel të martën në konferencën e partive popullore evropiane (PPE) do të prezantojë planin e saj për uljen e çmimeve të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Komesarja Gabriel do t’ia prezantojë ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor dhe aktorëve të prekur në këtë sektor, planin për uljen e çmimeve të roamingut dhe rrjetin e internetit të zgjeruar në rajon për përforcim të lidhjes rajonale”, deklaroi Andrej Kovaçev, eurodeputet nga PPE.

Perspektiva evropiane dhe lidhja e Ballkanit Perëndimor janë prioritetet e presidencës bullgare.

Bullgaria dëshiron që të arrijë rezultate të rëndësishme për lidhshmëri  më të madhe të rajonit – lidhje ajrore, transportuese, dixhitale dhe arsimore.

Ulja e roamingut është një nga masat thuhet në kumtesën e Partisë Popullore Evropiane.

“Çmimet e roamingut janë të larta. Për shembull abonenti i Bullgarisë në Maqedoni mund të paguajë deri në 15 euro për megabajt për internet celular dhe tre euro për minutë në një thirrje. Komisioni Evropian u takua me përfaqësues nga kompanitë e telekomunikacionit nga rajoni që të bisedojnë për uljen e çmimeve. Edhe pse kompanitë janë organe private ato mund të shqyrtojnë mundësi të ndryshme si marrëveshje reciproke vullnetare tregtare”, thuhet në kumtesë.




Be the first to comment

Leave a Reply