Dashuri e ndaluar”, seriali i cili bëri bashkë dy nga aktorët më të mirë në Turqi, Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug, në rolet e Bihter dhe Behlul, vazhdon të jetë ndër filmat më të shitur në produksionet turke. Kjo është arsyeja që producentët po mendojë që t’i ribashkojnë.
Por pasi produksioni ka kontaktuar Kivanç Tatlitug, Bihter ka ndryshuar tarifën. Siç mësohet, aktori i njohur turk ka kërkuar 150 mijë lira turke për seri dhe sapo Beren ka mësuar për këtë shifër, ka thënë: “Nuk mund të paguhem më pak se Kivanç” duke i shtuar shifrës së saj edhe 30 mijë lira turke të tjera.
Kështu, aktroja 33-vjeçare ka ndryshuar mendje duke kërkuar 16o mijë lira turke dhe jo më 130 mijë.”
Kërkesa e aktores, për momentin, nuk është pranuar, por mësohet se produksioni vijon diskutimin, edhe pse po mendon të propozojë të tjerë aktorë. Pritet në ditët e para të qershorit të mësohet se cila do të jetë partnerja e Kivanç, i cili, për momentin, duket se është e sigurt që do të jetë në serial.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.