Bëhuni gati! Po vijnë të brendshmet nga Rihanna




Ndoshta duhet të lini një hapësirë të vogël në sirtarin e të brendshmeve, sepse sipas WWD Rihanna është duke u përgatitur për të nxjerrë linjën e saj të re me të brendshme.
Sipas mediave ndërkombëtare, thonë se më 6 mars, Rihanna ra dakord me TechStyle Fashion Group për të hartuar dhe prodhuar koleksionin e ri, i cili me siguri do të jetë i suksesshëm.

Edhe pse asnjë nuk e ka konfirmuar këtë thashethem, ka prova të mjaftueshme për të besuar se për pak kohë do të shohim linjën e të brendshmeve me nënshkrimin e yllit ndërkombëtar.
I rëndësishëm është dhe fakti se TechStyle, ka punuar më parë me të famshëm për të krijuar linja ekskluzive veshjesh dhe këpucësh, për shembull me Kim Kardashian në ShoeDazzle si dhe me Kate Hudson në veshjet sportive luksoze.




Be the first to comment

Leave a Reply