Bëjeni vetë gërshetin ujëvarë: Frizura më e bukur romantike stinore! (Video)




Pak ka frizura të tilla të cilat mund t’i bartni në çdo rast dhe pa marrë parasysh moshën, kur edhe kalimtari i rastit do t’ju komplimentojë për flokët.

Frizurë ideale për situata të këtilla gjithsesi është gërsheti ujëvarë, transmeton TopAl News.

Njëkohësisht edhe romantike edhe praktike, ndërsa varësisht nga rastet edhe krejtësisht e përshtatshme.

Nëse sot, me ndihmën e kësaj videoje mësoni ta bëni këtë gërshet, që nesër do të mund t’ia bëni vetes për një kohë të shkurtër ose ndonjë mikeje do t’ia bëni frizurën, e cila është edhe praktike, mirëpo, para së gjithash, e bukur dhe natyrisht moderne.

Për bërjen e kësaj frizura nuk do t’ju jenë të nevojshme rekuizita speciale.

Në rast që shkoni në ndonjë solemnitet, frizurës mund t’i shtoni ndonjë lule, qoftë artificiale apo natyrale që do të përshtaten perfekt në këtë gërshet, ndërkaq pjesën tjetër të flokëve lëreni të bjerë në mënyrë të lirë, pa marrë parasysh nëse keni flokë kaçurrela apo krejtësisht të rrafshëta.

Shikojeni videon dhe udhëzimet se si të bëni perfekt gërshetin ujëvarë:




Be the first to comment

Leave a Reply