Bejta: Arsim me cilësi në çdo vendbanim në qytet dhe fshatra




Në ditën e nëntë të fushatës për zgjedhjet lokale Kryetari i Komunës së Gostivarit njëkohësisht kandiat, z. Nevzat Bejta, zhvilloi takime në zonën e tregut, lagjia e Vardarit dhe fshati Turçan i Vogël dhe një pjesë të fshatit Balindoll.

Kryetari i Komunës u shpreh se arsimi ka qenë prioritet parësor gjatë detyrës së tij dhe se bashkë me qytetarët e Gostivarit kanë përmbushur shumë projekte.

“Si prind por edhe si mësues, arsimi ka qenë prioriteti parësor gjatë gjithë detyrës sime. Së bashku nisëm punën dhe nuk u ndalëm së ndërtuari çerdhe dhe shkolla të reja për fëmijët tanë, që ata të kenë mjediset e merituara mësimore. Vijuam me rikonstruktimin e ambienteve të brendshme dhe plotësuam shkollat me kabinetet e duhura mësimore, që lëndët të zhvillohen plotësisht. Shtuam hapësirat sportive, ku fëmijët të gjejnë argëtim pas orëve të lodhshme të dijës. Gjithashtu, ndërtuam një shkollë të re nga më të mirat në Maqedoni,” tha Bejta.

Ai tha se përmirësimi i arsimit deri te Gostivari i sotëm ishte vetëm hedhja e themeleve.

“Puna nuk përfundon këtu. Ne nuk do të ndalemi me kaq. Fëmijët tanë meritojnë më shumë e ne do të jemi në shërbim të tyre. Prandaj me po të njëjtin përkushtim, vullnet e dëshirë do të vijojmë punët e nisura dhe me shpejtësi do të realizojmë projektet e reja për fëmijët tanë, për të nesërmen, për Gostivarin që Duam,” cilësoi Bejta.

Në përfundim të takimit, Bejta u shprehu banorëve projektet që janë paraparë të zhvillohen në lagjet e tyre dhe kryesisht riasfaltimi i rrugëve kryesore dhe asfaltimi i rrugicave nëpër lagje.




Be the first to comment

Leave a Reply