Bejta: Mikpritja dhe qytetarët, motiv për të vazhduar projektin për Gostivarin që duam (FOTO)




Kandidati për Kryetar Komune nga radhët e BDI-së në Gostivar, z. NevzatBejta sot edhe zyrtarisht filloi fushatën zgjedhore nga qendra e qytetit

“Ditën e parë të fushatës edhe zyrtarisht e filluam nga qendra e qytetit, nga ku paralajmëruam ndërtimin e sheshit të ri. Bashkë me kandidatët për Këshilltarë Komunalë vijuam vizitat në lagjen Xhamixhid, një pjesë të Lagjes së Re dhe lagjen Silaka. Zgjodhëm këtë formë të bërjes së fushatës me qëllim që nga afër të takohemi me qytetarët, të dëgjojmë sugjerimet e tyre dhe bashkë të gjejmë zgjidhje dhe realizim në mandatin e ardhshëm”, deklaroi Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. NevzatBejta.

Banorët u shprehen falënderues për investimet e realizuara në këtë pjesë të qytetit, siç është rruga dhe ura e re, rruga e asfaltuar së fundmi në lagjen Xhamixhid. Në këto dy lagje kemi bë shumë punë në mandatin e kaluar dhe kemi realizuar gjitha premtimet që ua bëmë banorëve të kësaj pjese të qytetit.

“Tani kemi bë programin e ri për zgjedhjet e 2017-ës dhe kemi paraparë ndërtimin e urës së katërt mbi lumin Vardar sipas planit gjeneral urbanistik të qytetit, ndërtimin e dy garazheve publike me kate për parkim në këtë pjesë të qytetit, asfaltimi i rrugës “ÇedeFiliposki” deri te rruga “JNA”, ndërtimi i kontejnerëve nëntokësor në pikat kyçe të qytetit, asfaltimin dhe riasfaltimin e rrugëve ku është e nevojshme intervenimi. Kemi shumë projekte për këtë pjesë të qytetit. Ajo që më gëzoi ishte mikpritja e përzemërt nga ana e qytetarëve, gjë e cila tregon që veprat e mira vlerësohen nga ana e qytetarëve”, përfundoi Bejta.

Të martën fushata vijon me hapjen e Shtabit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, me fillim prej ora 18:00.




Be the first to comment

Leave a Reply