Bejta në aktivitetin e FRBDI: Krenar për veprimet tuaja




Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar me rastin e ditës botërore të shëndetit të zemrës u ka ofruar qytetarëve të Gostivarit matje të shtpyjes dhe sheqerit.

Aktivitetin e ka përshëndetur dhe kandidati për kryetar komune z. Nevzat Bejta i cili ka përgëzuar të rinjtë për gjestin.

“Nuk është vetëm çështje ndihme dhe përkujdesjeje ndaj anëtarëve të komunitetit. Por, është edhe një shembull i bukur qytetarie dhe përkushtimi ndaj qytetit dhe banorëve të tij,” u shpreh Bejta.

Ai tha se angazhimi i FRBDI në të mirë të qytetit të Gostivarit ishte frymëzues.

“Veprimet tuaja më frymëzojnë. Idetë që keni më bëjnë të ndihem shumë krenar për ju. Ky gjest është provë e vlerave që keni! Ju jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj. Çdo herë që ju vini në këtë shtab duke u shërbyer qytetarëve, ju jeni përfaqësuesit më të denjë të denjë të qytetit tonë!” tha Bejta.

Bejta tha se gjesti pozitiv i të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Gostivarit do të vlerësohet edhe nga qytetarë.

“Sot keni zgjedhur shëndetin. Keni zgjedhur jetën! Çdo qytetar ju është mirënjohës. Çdo njeri që hyn këtu, ju sheh me një lumturi të brendshme dhe me mirënjohje për kujdesin dhe veprimin tuaj. Ju faleminderit që jeni pjesa më e mirë jona. Ju faleminderit që keni zgjedhur të angazhoheni për qytetin e Gostivarit, për Gostivarin e Nesërm, Gostivarin që duam,” tha në fjalën e tij Bejta.

Të rinjtë shfrytëzuan rastin për foto me kryetarin e Komunës dhe kandidatin në zgjedhjet e 15 tetorit.




Be the first to comment

Leave a Reply