Bela:”Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së”




Opinionisti Valon Bela në një status të tij të fundit në rrjetin Facebook, ka hedhur dyshime lidhur me ‘vjedhjen’ e kandidaturës së Kastriot Rexhepit tek Lëvizja Besa nga aan e Zeqirija Ibrahimit.

Ndërkohë që së bashku me statusin, Bela ka publikuar edhe një foto në të cilën shihet Kastrioti në njërën anë dhe Zeka në anën tjetër ndërkohë që para kanë të lidhur të dy flamujtë.

Bela më pas shkruan se Zeka ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë mirëpo qëllimet i ka pasur të errëta.

“Si u vodh kandidatura e Kastriotit mjafton të shihni këtë foto dhe të bindeni se roli i Zeqës ka qenë tinëzar/dinak/dhelprak qysh nga aktivitetet e para të L. Besa. Nëse Kastrioti kundërshtonte bashkimin e flamurit kombëtar me atë maqedonas, abia Zekë mbështeste atë me heshtje. Gjithmonë në prapaskenë me qëllime të errëta ! Zeqirja Ibrahimi, Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së”, shkruan mes tjerave Bela në statusin e tij.

Ndryshe pas një fërkimi bukur të gjatë mes dy kandidatëve më të përfolur për kreun e komunës së Çairit mes Bekim Sali dhe Kastriot Rexhepit, kryesia qendrore e Lëvizjes Besa doli me propozim që të kandidojë deputetin Zeqirja Ibrahimin për zgjedhjet lokale 2017.




Be the first to comment

Leave a Reply