“Berisha, Meta e Rama duhet të eleminohen”, Ngjela flet për qëllimin e Reformës në Drejtësi




Avokat Spartak Ngjela në një postim të vetin në Facebook, deklaroi se aleatët e Ballkanit Perëndimor janë SHBA dhe Gjermania. Ngjela komentoi liderët politikë shqiptarë, që nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama e deri tek Sali Berisha.

Mes të tjerash Ngjela i sugjeroi ambasadorit Donald Lu se rruga e shpejtë drejt reformës në drejtësi është eliminimi i menjëhershëm i mbartësve të më sipërm të filozofisë orientale të adhurimit të gënjeshtrës.

“Politika amerikanë kuptohet se aktualisht është e angazhuar kundër korrupsionit shqiptar në politikë dhe në organet e drejtësisë. Këtë tani e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët.” – shkruan Ngjela.

“Megjithatë, ajo që konstatohet dhe që duhet ta dinë amerikanët është fakti se të korruptuarit e mëdhenj që janë në të dy krahët e politikës, mbi gjithçka, urrejnë të vërtetën.” – vijon ai.

Më pas, Ngjela bën portretin psiko-politik të udhëheqësve kryesorë të shtetit shqiptar gjatë kohës së tranzicionit.

“Sali Berisha: ky ecën me filozofinë shterpë të Lindjes së Afërt që fjala ka dalë për të fshehur mendimin dhe të vërtetën.

Edi Rama: ky drejtohet nga filozofia shterpë dhe amorale e Perandorit romak August, sipas të cilës, politikë do të thotë vetëm gënjeshtër dhe pushtet do të thotë një gënjeshtër universale dhe amorale që të krijon sundimin politik mes frikës. Kjo në fakt ka qenë filozofia që shkatërroi virtytin në Europë për mbi njëmijë vjet.

Ilir Meta: ky ka filozofinë se gjithçka ecën përpara me anë të vjedhjes dhe se hajnia është epiqendra gravitacionale e moralit politik dhe shtetëror.

Ja këta janë.” – shkruan Ngjela

Ngjela shkruan se e vetmja rrugë e Reformës në Drejtësi është eleminimi politik i tre të mësipërme, Berishës, Ramës, Metës dhe se pa këtë hap, nuk mund të bëhet politike perëndimore në Shqipëri.

“Çdo vonesë krijon mosbesim dhe i jep mundësi treshes që të dëmtojë Reformën me vonesat që krijon.

Provat i keni mu përpara syve, është e kotë që t’i përmendim… Vetëm se, eliminimi i treshes së përmendur do të krijojë menjëherë optimizmin e domosdoshëm për të cilin ka sot nevojë e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.” – përfundon Ngjela reagimin e tij në Facebook.

(E.L/Faxweb)




Be the first to comment

Leave a Reply