Besa mbetet e Kasamit




Lëvizja Besa edhe definitivisht mbetet e udhëhequr nga Bilal Kasami. Kjo u tha nga gjykata në seancën e sotme, ka informuar për Pusinfo një zyrtar i lartë i Besës. Kjo do të thotë se kërkesa e Afrim Gashit është refuzuar.

Pas kësaj, është e sigurt që krahu i udhëhequr nga Gashi do të duhet të formojnë një parti të re. Ky opsion është në lojë që nga fillimi i keqkuptimit dhe divergjencës midis dy krahëve. Nga krahu i Gashit konfirmuan që nëse humbasin procesin për të trashëguar Besën, ata do të shkojnë në formimin e një subjekti të ri politik.

Zyrtari i Lëvizjes Besa, informoi se arsyetimi i Gjykatës ishte se krahu i Gashit nuk i respektoi procedurat, pasi që vendimi për mbajtjen e kongresit të Lëvizjes Besa ishte që të mbahet më 24 shkurt. Ky vendim është depozituar menjëherë në Gjykatë dhe kjo ka qenë vendimtare që të vendioset se Lëvizja Besa i takon Kasamit, ndërsa krahu i Gashit mbajti një kongres më 18 shkurt. Nga krahu i Gashit besojnë se ai duhet ta udhëheqë Besën me argumentin se ai është themeluesi i partisë.

Nga krahu i Gashit nuk deshën të komentojnë, derisa nuk marrin njoftim zyrtar nga Gjykata.
‘’Ne nuk kemi informata zyrtare nga Gjykata se ata kanë marrë një vendim të tillë. Pasi të marrim zyrtarisht nga Gjykata, organet e partisë do të marrin një vendim për hapat e mëtutjeshme – thotë Orhan Murtezani.

Tre vjet pas formimit të saj, Besa menjëherë pas zgjedhjeve të fundit lokale u ndanë në dy krahë – atë të kryesuar nga kryetari aktual Kasami dhe tjetri i udhëhequr nga deputeti Nexhbedin Karemani, pas të cilit ishte sekretari i përgjithshëm i partisë Afrim Gashi dhe tani I shpallur si kryetar i krahut tjetër të Besës.




Be the first to comment

Leave a Reply