Besnik Qaka publikon foton e parë me vajzën




Një javë më parë, këngëtari Besnik Qaka u bë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Lolita solli në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosën ta pagëzojnë Una, shkruan lajmi.net.

Ishte Lolita ajo e cila në rrjete sociale ka postuar imazhin më të bukur të Besnikut duke fjetur pranë vajzës.

Vokalisti i NRG Band, është shumë i lumtur që mori epitetin baba, në ditën kur u lind Una, ai kishte shkruar “Fryma jote e pare, na e mori tonen…”

Kujtojmë që “Harrom” titullohet projekti i fundit nga Besniku, këngë kjo e cila u publikua gjatë muajit shkurt.




Be the first to comment

Leave a Reply