Bilall Kasami: BDI ndër shkaktarët e krizës në shtet e cila bashkëqeverisi me VMRO-në për gati dhjetë vjet.




Kreu i opozitë shqiptare në Maqedoni, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në kolumnën e tij në gazetën KOHA të titulluar:  Rikonstruimi i Qeverisë, çka dhe si? shkruan:

Kasami gjithashtu ka theksuar se: Atëbotë, gjatë krijimit të qeverisë, gati se të gjitha forcat me orientim reformator të saj në drejtim të rikthimit të agjendës së integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike e pranuan kyçjen në qeveri të njërit ndër shkaktarët e krizës në shtet, që ishte BDI, e cila bashkëqeverisi me VMRO-në për gati dhjetë vjet. Për hir të së vërtetës, nuk ishin të paktë zërat mosbesues në rezultatet e një qeverie, e cila si faktor kyç do të kishte BDI-në, duke mos harruar se ajo do ta kishte gati se të pamundur të reformohej duke qenë pjesë e qeverisë. Kishte edhe mendime të tilla që deklaronin se me BDI-në në qeveri, lëre se ajo (pra, BDI)  nuk do të reformohej, por edhe vetë qeveria do ta kishte të pamundur realizimin me sukses të objektivave të saj reformatore.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)




Be the first to comment

Leave a Reply