Bilall Kasami: Besa ju takon Shqiptarëve, Çdo tentim për t’a shkatërruar është i kotë (VIDEO)




Në Kongresin e parë të Lëvizjes BESA, Kryetari i sapozgjedhur Dr. Bilall Kasami në fjalimin e tij të parë pas shpalljes si kryetar i partisë, ndër të tjerat tha: Si mundet që për tre vite ata na thurrën lavde dhe na bënë heronjë, ndërsa kur i tham jo diktatit dhe urdhërave të gabuara u bëmë më të kqinjë se kundërshtarët politik.

Një gjë e kam thënë dhe e ripërsëris se po të kishin harxhaur energji në mposhtjen e BDI-së, sa harxhuan në shkatërimin e BESËS, shqiptarët do të ishin denjësisht të përfaqësuar në Maqedoni.

Por tashmë gjithçka ka marrë fund, ai kapitull i hidhur disa mujor i takon një të kaluare të hidhur dhe na ka mësuar të ndërtojmë themelet e tre A-ve të Lëvizjes BESA, sepse ne kemi qasje Autentike të politikbërjes tonë, jemi plotësisht Autonom në vendimarrje dhe mbi të gjitha kemi politika Autoktone që burojnë nga Zemra dhe Shpirti i çdo BESATARI dhe çdo shqiptari në maqedoni./TopAl News




Be the first to comment

Leave a Reply