Bilall Kasami i thotë JO Zaevit, Nuk futemi në Qeveri me politikan që hetohen nga PSP-ja




Lëvizja BESA edhe zyrtarisht mbeti në opozitë, kjo për arsye se sipas tyre, në qeverinë e Zaevit ka perfaqësues politik të cilët janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike. Lëvizja BESA do të jetë në frontin opozitarë ku sipas zërave do të keteë edhe një koalicion mbarëshqiptarë me Ziadin Selën bashkëpunim ky i natyrshëm sipas opinionit publik.

Por kjo nuk e bënë që Lëvizja BESA me në krye Kasamin të mos kontribuoj edhe në çështjet e vendit që sipas tyre duhet të mbështesin çdo iniciativë që ka të bëje me reformat në gjyqësore, dhe të ndihmojnë që Maqedonia të shkoi drejt NATO-s dhe BE-së.

Ndryshe, Lëvizja BESA dje doli me Komunikatë:

Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore.

Zaev në vend të largojë nga Qeveria ata që janë nën hetime nga PSP, ai po fut persona tjerë nën hetime!

Me tërheqjen e Lëvizjes Besa nga negociatat për Qeveri, si duket qeverisë aktuale do t’i bashkangjiten vetëm elemente të cilat njihen në opinion për vazalitetin e tyre dhe për skandale politike në të kaluarën. Mes tyre janë edhe Menduh Thaçi i cili hetohet nga PSP si dhe ish partnerët e Gruevskit, radikali sërb Miletiç, i akuzuari për krime nga gjykata e Hagës, Lube Boshkovski dhe partia e politikanit më Kontravers Amdi Bajram.

Edhe përkundër këtyre subjekteve Afrim Gashi, deputeti i cili nuk ka subjekt Politik me krenari deklaron se do kyçet në qeverisje, ndërsa nga ana tjetër qëndrim parimor ka marrë Lëvizja Besa e cila njoftoi se tërhiqet nga bisedimet duke cilsuar zgjerimin e qeverisë si jo serioz./TopAlNews/




Be the first to comment

Leave a Reply