Bilall Kasami: Nga momenti kur i tham jo diktatit, ata filluan të na shpifin (VIDEO)




Kryetari i posazgjedhur në Lëvizjen BESA dr, Bilall Kasami mbrëmë ka qenë I ftuar në ART CHANNEL në emisionin Zig Zag ku edhe ka sqaruar se kujt I përket legaliteti dhe legjitimiteti i brendit të Lëvizjes BESA, ai mes tjerash ka thënë se e gjithë kjo zhurmë që bëhet nga grupacioni I vogël dhe I pakënaqur është arsyetimi për të krijuar Parti Politike të re.

Kasami ka thënë se nga moment kur i tham jo diktatit dhe urdhërave nga jasht, ata filluan të na shpifin.

Si mundet që për tre vite ata na thurrën lavde dhe na bënë heronjë, ndërsa kur i tham jo diktatit dhe urdhërave të gabuara u bëmë më të kqinjë se kundërshtarët politik theksoi Kasami.

Për të qenë korrekt ne nuk kemi akuzuar dhe nuk jemi përgjigjur me gjuhën e njejt të gjithë atyre shpifjeve që na janë bërë ka thënë kryetari I Lëvizjes BESA, dr Bilall Kasami.

Unë nuk kam bërë akuza ndaj tyre por e kam thënë të vërtetën se Lëvizja BESA është themeluar nga sektori civil, siç mund të shihni dhe nëse futeni në Profilin e Afrim Gashit ju mund të vëreni që ai është I angazhuar në një biznes privat apo shtëpi botuese, edhe personi tjetër që është po aq i rëndësishëm në këtë grupacion është i angazhuar dhe ka patur angazhim në po të njejtën shtëpi botuese. I pyetur nga gazetari nëse ai është Zeqirja Ibrahimi, Bilall Kasami nuk e ka përmendur dhe I ka dhënë përgjigje diplomatike duke aluduar se flitet për të. /TopAl News




Be the first to comment

Leave a Reply