Bilall Kasami: Problemi me emrin e shtetit është vetëm një tullë në murin e ngritur…




Kreu i opozitë shqiptare në Maqedoni, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në kolumnën e tij në gazetën KOHA të titulluar: ÇKA PASTAJ, Maqedonia pas zgjidhjes së kontestit të emrit, ka spikatur problematikat e çështjes së Emrit të Maqedonisë, dialog ky i cili mbartë me vete problematikat në vend por edhe me vendin fqinjë siç është edhe Greqia.

Problemi me emrin e shteti është vetëm një tullë në murin e ngritur në mes të një Maqedonie të cilën e dëshirojmë të gjithë, por nuk e kemi dhe asaj në të cilën jetojmë, por gati se askush nuk e do për një arsye apo tjetër. Dhe e gjitha kjo si rezultat i paaftësisë së elitave politike që të marrin vendime të dhimbshme në momentin e duhur, por të patjetërsueshme për një të ardhme të ndritur të të gjithë qytetarëve, por edhe të shtetit në tërësi.

Në momente të caktuara, moszgjidhja e çështjes së emrit të shtetit, po del se nuk është shkak i problemeve të shumta të shtetit, ashtu si duan ta prezantojnë politikanët. Por, gjithnjë e më shumë po shpërfaqet me fytyrën e vërtet si një pasojë e paaftësisë së elitave politike për të marrë vendime të rëndësishme në momente historike ka thënë Kasami për gazetën KOHA. /TopAlNews/




Be the first to comment

Leave a Reply