Bilall Kasami, uron 10 vjetorin e pavarësis së Kosovës




Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë antarëve të Lëvizjes Besa i uroj të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 10 vjetorin e shtetit sovran dhe të pavarur.

Historia e Pavarësisë së Kosovës është një shembull i sakrificës dhe vizionit të një populli liridashës dhe të civilizuar. Ky 10 vjetor paraqet një krenari për të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për të gjithë ata që ndihmuan në forma nga më të ndryshmet.

Por, në të njëjtën kohë ky përvjetor paraqet edhe një përgjegjësi të madhe për të gjjthë qytetarët, drejtuesit politik dhe institucional si dhe miqtë ndërkombëtar për sfidat e ardhëshme të cilat e presin Kosovën.

Ndërtimi i institucioneve të shëndosha, zhvillimi ekonomik dhe integrimi në familjen e madhe euro-atlantike janë obligimi i të gjithë neve që festojmë sot këtë përvjetor.

Lëvizja BESA




Be the first to comment

Leave a Reply