Bilanci 6 mujor i vettingut në burgje, largohen 130 policë, 65 për ndjekje penale




Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë publik rezultatin e verifikimit gjashtë mujor të punonjësve në burgje.

Në facebook ajo deklaron se 130 punonjës kanë pasur rekorde penale në të shkuarën  dhe do të largohen nga sistemi ndërsa për 70 prej tyre diploma e arsimit ka papajtueshmëri me vendin e punës.  Këta të fundit do të sistemohen në pozicione të përshtatshme me arsimin e tyre ose do të largohen.

Po ashtu për 65 punonjës është kërkuar ndjekja penale dhe për 49 të tjerë janë kërkuar masa administrative.

Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, ëshhtë hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht”, shprehet gjonaj në facebook.




Be the first to comment

Leave a Reply