Bizneset e Spillesë: Në 2016 ishim plazh model, çfarë ndodhi?




Ka nisur mes kundërshtish dhe tensionesh aksioni për pastrimin e vijës bregdetare në Spille të Kavajës.

Banorët, kryesisht pronarët e bizneseve në zonë janë shprehur kundër prishjes së ndërtimeve duke deklaruar se aty kanë derdhur mundin dhe kursimet e një jete.

“Kemi shpenzuar shumë para, kursimet e jetës sonë. Ne 2016 i ndertuam dhe Ministria na pergezoi duke e konsideruar plazh model. Tani na vijne dhe thone ti prishim pasi duan te pastrojne vijen bregdetare. Jemi shumë të irrituar dhe duam të dëgjohet problemi ynë” thonë ata.

Në zonen e Spillesë jane te punesuar mbi 700 persona, kryesisht banore te zones.




Be the first to comment

Leave a Reply