Blac Chyna përleshet me një femër, videoja bën xhiron




Të dielën, Blac Chyna bashkë me partnerin dhe dy vajzat e saj kishte vendosur të dalë për tu relaksuar në park.

Në një moment, një grua i afrohet fëmijës së Chynas dhe tenton ta ledhatojë, gjë që e kishte penguar këngëtaren, shkruan TopAl News.

Përleshja e tyre kishte ndodhur në Los Angeles, ku ishin mbledhur një turmë e madhe për të festuar Pashkët.

Videoja e përleshjes ka bërë xhiron në rrjete sociale, në të shihen vajzat duke u përleshur në mes të parkut.

Në përleshje ishte përfshirë edhe një femër tjetër, ndërsa qytetarët të habitur kishin marrë telefonat dhe po filmonin ngjarjen.




Be the first to comment

Leave a Reply