Blerim Sejdiu i BESËS në takime intensive në Berlin me zyrtarë të Odës Ekonomike




Anëtari i Lëvizjes BESA dhe njëherësh kandidati i kësaj partie politike për kryetar në komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, po qëndron në Gjermani ku po zhvillon takime me diasporën shqiptare, por edhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

 

Sejdiu ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e dhomës kryesore ekonomike të Gjermanisë, Michael Alber, ku janë diskutuar mundësitë për investime në projekte të ndryshme në Zhelinë dhe në të gjithë fushën e Pollogut.

Sejdiu këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në rrjetin sociale Facebook, ku shkruan se në një të ardhme të afërt do të fillojnë me realizimin e projekteve. Ja edhe postimi i tij i plotë:

“Takim premtues për të gjithë ju!

Sot, në Berlin patëm kënaqësinë që të takohemi me Kryetarin e dhomës kryesore ekonomike të Gjermanisë, z.Michael Alber dhe Kryetarin e shoqërisë Kolsultive “FONS” dhe pronarë i shumë kompanive tjera, z.Amit Ismaili.

Dhoma ekononime gjermane, në krye të së cilës është z.Alber, brenda vetes ngërthen 120.000 kompani të mesme dhe të mëdha në Gjermani.

Z.Alber u njoftua hollësisht për pozitën gjeografike të komunës së Zhelinës, dhe pas kësaj na siguroi për mbështetjen e fuqishme të të shumë projekteve të komunës sonë por jo vetëm, edhe investime në të gjithë fushën e Pollogut.

U ndamë shumë të kënaqur duke pritur që në të ardhmen e afërt të fillojmë me realizimin e projekteve tona për qytetarët tonë.

Kohë nuk kemi! Mjaft pritëm!

I juaji,
Blerim Sejdiu”

 




Be the first to comment

Leave a Reply