Bluhm: Korrupsioni lulëzon në Maqedoni




Korrupsioni ekziston gjithandej por gjendja në Maqedoni është më alarmante. Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara tha se shteti duhet të marrë hapa të shpejta në luftën për parandalimin e korrupsionit. Kjo sipas saj, është një ndër arsyet që të rinjtë ikin nga vendi, transmeton Alsat M.

Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmërinë e të gjithë antarëve të shoqërisë. Unë ju mbështes për mundin tuaj për të mbajtur veten dhe institucionet tuaja larg korrupsionit. Unë ju inkurajoj të merrni hapa konkret për theksimin e mbështetjes të ligjit për informatorët nëpër universitete për të motivuar profesorët, stafin dhe studentët për të raportuar korrupsionin – deklaroi Mikaela Shvajcar Blum, Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni.




Be the first to comment

Leave a Reply