Brenda dy muajve pritet sistemimi për 958 administrator




Mbrëmë ne Qeveri ka kaluar plani për sistematizimin e 958 nëpunësve të administratës publike. Brenda dy muajve pritet  që ky proces të ketë përfunduar tërësisht, transmeton TopAl News.

“Kjo pritje e gjatë për sistemimin e administratorëve është një problem i trashëguara nga qeveritë e kaluara, por tashmë ka filluar procesi për sistematizimin e tyre. Gjithashtu, kemi bërë një plan për shpërndarjen e tyre. Së bashku me ministrin Mancevski plani është votuar dje në mënyre unanime mes dikastereve, tani presim të realizohet edhe teknikisht. Pres bashkëpunim edhe prej atyre qe ende nuk janë sistematizuar. Administratoret janë përzgjedhur nga kualifikimet që kanë dhe ne baze te kontributit që mund të japin “– deklaroi zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

“Me te vërtet është proces i komplikuar arsimimi dhe përvoja. Nuk kemi dashur ngarkim te institucioneve, ka shumë institucione me numër te vogël të punëtoreve. Ne bazë të rajonit ka raste ku do t’u duhet të udhëtojnë, por kjo do të bëhet me udhëtim të organizuar. Kjo është faza e parë për shpërndarjen e 958, por do të ketë edhe dy faza te tjera për sistemimin e plotë të tyre. Të premten do të publikojmë numrat e saktë të projektuar ne detaje për sistemin e tyre” – tha ministri i Informatikës Mancevski.




Be the first to comment

Leave a Reply