Brenda shtëpisë së Bleros dhe Afronës, aty ku do të nis një jetë e re për çiftin e njohur




Të qenit shpesh në fokus të mediave, për shkak të profilit publik që ata kanë është vetëm njëra anë e dukshme e medaljes. Përtej angazhimeve profesionale, apo jetës në çift të cilën na e dokumentojnë shpesh përmes fotosh dhe videosh interesante në rrjetet sociale, Blero dhe partnerja e tij Afrona kanë patjetër një jetë edhe më personale që nuk e ndjanë me të gjithë.

Kjo është hapësira private, siç është shtëpia, ambienti dhe vendi ku nis dhe mbyllet dita si për ta, por edhe për çdo njeri tjetër të zakonshëm. Por, shtëpia konsiderohet si një vend tejet intim që jo çdokush zgjedh ta ndajë me të gjithë. Afrona, siç duket nuk mendon njësoj ndaj ka vendosur që të na njoh me ambientin e ri ku do të nis jeta e tyre bashkëshortore. “Është gjithçka çështje detajesh”, shkruan partnerja e këngëtarit të njohur kosovar, në videon që ka postuar në instastory, ku duken qartë elementët e stilit të arredimit që kanë menduar për shtëpinë e tyre të re.

Dritare të mëdha, tave të varura, korniza gold, gjithçka duket kaq e bukur, por nuk e dimë idetë e kujt janë vënë në zbatim për këtë projekt? Idetë e arkitektit apo të Afronës? Femrat shquhen për detajet dhe elegancën e tyre! Ku i dihet!




Be the first to comment

Leave a Reply