Bularati ‘zbret’ në Kuvend, deputeti i PS: RENEA bëri detyrën, do ndërhynte edhe po të ishte shqiptar




Bularati po diskutohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist Alket Hyseni ka kritikuar opozitën për qendrimin e saj, pasi sipas Hysenit, RENEA bëri detyrën me vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa.

Ka nisur që prej orës 10:00, seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë sërish mungon Partia Demokratike, LSI dhe aleatët e vegjël opozitarë.

Në rendin e ditës për sot është votimi i dy anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, në rendin e ditës është edhe ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Deputeti socialist, Alket Hyseni ka komentuar ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i vrarë nga RENEA një ushtar ekstremist grek. Hyseni tha se RENEA bëri detyrën dhe se kështu do të veprohej me çdo qytetar që do shtinte mbi policinë, edhe nëse do të ishte shqiptar.

“RENEA bëri detyrën para një agresori të policisë së Shtetit. kështu do ndërhynte policia po të ishte shqiptar. Kështu do të veprohej në çdo vend të BE. Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen. Deklaratat e opozitës, ndikojnë negativisht. Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh. Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim. Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë. S’jemi dakord me opozitën në shumë aspekte por statistikat janë kokëforte. Jemi shumë herë më mirë sesa ishim 10 vite më parë.”-Alket Hyseni, deputet i PS në Sarandë




Be the first to comment

Leave a Reply