Burri i dehur surprizohet nga letra që i la gruaja




Nëse ka një gjë në botë që është fajtor për gjërat më të tmerrshme, është alkooli. Konsumimi i tepërt i tij e ndryshon shumë personalitetin e njeriut dhe na bën të bëjmë gjëra që ditën tjetër mund të pendohemi. Dhe më e keqja është se as nuk i mbajmë mend! Kjo histori, për të cilën do t’ju flasim sot, është duke u bërë virale në rrjet gjatë ditëve të fundit.

Protagonist është një burrë i martuar i quajtur Jack, i cili pas një mbrëmje të paharrueshme me miqtë e tij, zgjohet mëngjesin tjetër pa kujtuar as se si kishte arritur në shtëpi, e pyeti nëse ai kishte bërë diçka të gabuar.

Pas pirjes së aspirinës, e cila ishte bashkë me gotën e ujit në komodinën tek koka e krevatit, ai ngrihet nga shtrati dhe shkon drejt në banjo.

Sapo e shikon veten në pasqyrë, e kupton se ka një fytyrë të fryrë dhe një sy të zi. Më vonë ai e kupton se ka një pusullë në lavaman, të shkruar me të kuqe, plot zemra të vogla dhe me një puthje të gruas së tij.

Mbi të ishte shkruar: “I dashur burrë, natën e kaluar erdhe në shtëpi i dehur dhe ke bërë një rrëmujë të madhe. Por mos u shqetëso! Mëngjesin e ke gati! Dola herët në dyqane, për të përgatitur darkën tënde të preferuar sonte. Unë të dua shumë i dashur!

Me dashuri, Jillian”.

Sapo ai arrin në kuzhinë, sheh një mëngjes të nxehtë dhe të shijshëm, pranë kishte gazetën e ditës dhe i biri ishte ulur për të ngrënë. Pra, ai e shikon djalin dhe e pyet: “Shpirti babit, çfarë ka ndodhur mbrëmë?”.

Burri zbuloi gjithë të vërtetën! “Do ta shpjegoj, baba,” tha djali. “Dje në mbrëmje ti erdhe pas orës tre të mëngjesit, i dehur dhe pak…, praktikisht budalla.

Tu morën këmbët dhe u rrëzove mbi tryezën e kafes, duke e thyer atë. Pastaj re në dysheme dhe e godite fytyrën në derë, e cila shpjegon syrin e zi”, përfundon ai.

Babai i hutuar, e pyet të birin: “Por pse nëna jote sillet kaq mirë?”

“Ah po, ajo të çoi në dhomën e gjumit dhe u përpoq të të hiqte pantallonat, por ti nuk e lejove. Nise të bërtasësh: Më lër të qetë, jam i martuar, jam i martuar!”.




Be the first to comment

Leave a Reply