Bushati thirrje drejtuesve në Pukë: Jini në lartësinë e duhur e shërbejini qytetarëve




Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një takimi me banorët e Bashkisë së Pukës kërkoi nga drejtorët dhe të zgjedhurit vendorë që të jenë në lartësinë e detyrës dhe ti shërbejnë qytetarëve.

“Ne kemi marrë votën mbi bazën e zotimit për t’u shërbyer qytetarëve,”-tha ai.

Gjatë turit të llogaridhënies, ai diskutoi me banorët e zonës për problematikat dhe shqetësimet e tyre, që kishin të bënin kryesisht me punësimin dhe ndihmën sociale.

Drejtuesi politik i qarkut, Bushati u ndal edhe tek ndihma ekonomike. Ai theksoi se ka persona që janë penalizuar pa të drejtë nga refoma, ndaj çështja po trajtohet me prioritet nga instituticionet.

Gjithashtu, Bushati tha se qeveria ka plane të qarta për zhvillimin e zonës.




Be the first to comment

Leave a Reply