Bytyqi i NISMA-s shpalos programin e tij qeverisës për Prishtinën




Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radha e Nismës Për Kosovën, Shyqiri Bytyqi, ka shpalosur programin e kësaj partie në rast se arrin ta fitojë Prishtinën, duke e ndarë programin në dy pjesë: pjesën e parë të cilën e kanë quajtur “Koha e humbur duhet të kompensohet”, dhe pjesën e dytë që e kanë quajtur “Zhvillimi i kryeqytetit”.

Arsyeja pse është kandidat ai ka thënë të jetë ëndrra e tij dhe e secilit që të kandidojë për kryeqytetin e një vendi.

“Tentojmë të biem një frymë tjetër edhe në garën e Prishtinës por edhe në poltikën e menaxhimit të një komune”, tha ai.

Ai përmendi pjesën e parë të programit të tyre që ka thënë se e kanë emëruar “Koha e humbur duhet të kompensohet”, për çka tha se janë gjëra që qyteti i Prishtinës që moti duhet t’i ketë pasur të realizuara dhe të përfunduara.

“Fatkeqësisht ato nuk janë të përfunduara dhe në qeverisjen e ardhshme do të merremi me këto gjëra të përditshme të qytetarit të Prishtinës”.

Ai përmendi kaosin e ndërtimeve, komunikacionin e parregulluar si duhet, mungesën e madhe të gjelbërimit, ndotjen e ambientit, dhe papastërtinë si disa nga problemet me të cilat ballafaqohet Prishtina, dhe për këto tha se ata kanë plane konkrete për zgjidhjen e tyre.

Ndërsa pjesa e dytë e programit që Bytyqi mëton ta zbatojë quhet “Zhvillimi i kryeqytetit”. /Klan Kosova/




Be the first to comment

Leave a Reply