Çështja e emrit, Merkel mbrëmë ka biseduar në telefon me Zaevin dhe Ciprasin




Kancelarja gjermane, Angela Merkel dje ka diskutuar nëpërmjet telefonit me kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, konfirmojnë për DW nga shërbimi – informativ i Zyrës së kancelares.

Nga Berlini vjen vetëm konfirmimi se kancelarja Angel Merkel ka diskutuar me kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë. Temat dhe detajet tjera nuk kumtohen, por bisedat janë realizuar vetëm dy ditë pasi që kryeministri Zoran Zaev, në opinion kumtoi se ka dhënë propozim për zgjidhjen e emrit, gjegjësisht i ka propozuar Greqisë që emri i ri i Maqedonisë të jetë “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ndërkaq menjëherë pas kësaj erdhi dush i ftohtë nga Athina, ku qeveria e Greqisë nëpërmjet kumtesës e ka hedhur poshtë propozimin e Maqedonisë duke kërkuar që emri të përmbajë përcaktues kohor ose gjeografik.




Be the first to comment

Leave a Reply