“Çfarë do të thotë Flori Mumajesi për ty?”, ja si përgjigjet moderatorja shqiptare




Liberta Spahiu, moderatorja e Prive në Klan Kosova, ishte në fundvit e ftuar në rubrikën e programit të saj “50 pyetje me…”, në të cilat u përgjigj edhe për jetën e saj personale. Vitin e kaluar, ajo dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi, u përfolën për një lidhje dashurie, madje një nga arsyet që Flori u transferua në Prishtimë u tha se ishte pikërisht Liberta. Ndonëse askush prej dy personazheve nuk konfirmoi gjë për lidhjen, dyshimet e fansave vazhduan gjatë. Pyetjen për Flori Mumajesin, Liberta nuk e shmangu as në programin e saj.

Kështu, pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetares “Çfarë është Flori Mumajesi për ty?” Liberta iu përgjigj: “Gjeni në atë që bën” pa lënë vend për dyshime.

Është apo nuk është në një lidhje dashurie, është apo nuk është me dikë, Liberta sërish nuk i dha përgjigje: “Jam kur kanë qejf njerëzit, ndahem kur kanë qejf ata, ia nis prej fillimit kur kanë qejf ata. Për momentin, ç’lidhje ka a jam në lidhje”, – i bëri ajo sërish bisht pyetjes së të gjithëve.

Për martesën, Liberta tha se do të martohet kur të vijë koha dhe kur të jetë kismet, por la sërish vend për dyshime kur u pyet nëse e sheh veten si nuse Tirane: “Pse jo?” u përgjigj ajo.

“Mbase edhe po”, – iu përgjigj Liberta pyetjes nëse dikush i ka dedikuar ndonjë këngë, por nuk la vend për hamendësime për marrëdhëniet me këngëtarët, një pjesë të të cilëve, edhe sepse i është dashur t’i bëjë pjesë të emisionit, tashmë i ka bërë miq të mirë.




Be the first to comment

Leave a Reply