Çfarë duan femrat nga meshkujt?




Është e kotë të ankoheni se nuk i kuptoni femrat: mjafton të pyesni apo të informoheni. Më poshtë shpjegohet se çfarë duan femrat nga meshkujt në lidhjet që krijojnë me ta.

Ende sot e kësaj dite janë të shumtë ata meshkuj të cilët ankohen për sa i përket çështjes së të kuptuarit të femrave. Në fakt nuk është edhe aq e vështirë të futeni në botën e tyre. Mjafton të dini si më poshtë vijon:

Surprizat
Spontaniteti është një lloj “butoni reset”, i cili i jep freski marrëdhënies çdo ditë. Dalja nga rutina, bërja e diçkaje ndryshe, të papritur, paksa të çmendur: nuk është e nevojshme të gjendet diçka e jashtëzakonshme, mjafton një nismë “shtëpiake” dhe e mirëmenduar për çiftin për të nisur një ditë të re

Stabiliteti
Nuk po flasim për martesën, por për sigurinë në kuptimin që femrat kërkojnë te një partner, i cili di se çfarë do nga jeta, pak rëndësi ka se çfarë konkretisht, e rëndësishme është ta tregojë këtë. Femrat nuk duan të jetojnë një marrëdhënie të ndërtuar mbi pasigurinë dhe aq më pak të kenë një mashkull që ia mbath me të katërta kur historia bëhet pak serioze.

Respekti
Në ditët e sotme ka ende njerëz të cilët nuk besojnë në barazinë mes femrës dhe mashkullit, gjë që e mërzit çdo femër: respekti është baza e një marrëdhënieje të shëndetshme. Nuk është e nevojshme të jeni dakord për gjithçka dhe në gjithçka, e rëndësishme është të merrni në konsideratë dhe të dëgjoni opinionin dhe mendimet e partnerit, gjithmonë.

Objektiva të ngjashëm
Nëse në një marrëdhënie dëshirohet të ketë të ardhme, e mira është që të vihen objektiva dhe që partnerët të ndajnë bashkë pritshmëri dhe projekte. Për shembull, nëse njëri prej partnerëve dëshiron të udhëtojë nëpër botë, ndërkohë që tjetri ka një punë fikse në një qytet të madh, është mirë të flisni qartë që në fillim, sepse ky lloj projekti mund të minojë stabilitetin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Komunikimi
Femra e përdor komunikimin për të krijuar lidhje: nëse tregon të gjitha sekretet, është një shenjë e mirë, do të thotë se i beson atij që ka përpara dhe e konsideron si një person të rëndësishëm. Përndryshe, nëse i fshihni diçka, do të ndihet e tradhtuar edhe nëse i trajtoni një argument me pak rëndësi. Në fund, nëse dashurohet dhe adhurohet, është një nga kënaqësitë më të mëdha, ndaj shprehuni.

Liria për t’u rritur
Të qenët të fejuar nuk do të thotë një apati e përgjithshme, për më tepër që gjysma tjetër e “mollës”, nuk duhet të konsiderohet si një entitet ku mund të mbështetesh për t’u rritur. Një çift ka nevojë për t’u zhvilluar, si individualisht ashtu edhe së bashku.




Be the first to comment

Leave a Reply