Çfarë duhet të bëni që fëmija të jetë djalë? Gazeta indiane “çudit” rrjetin




Një gazetë indiane u ka ofruar lexuesve të saj këshilla shkencërisht të provuara, siç i quan ajo, që ka lidhje me përcaktimin e gjinisë së fëmijës. Sipas gazetës Mangalam, që të lindësh djalë duhet të konsumosh mëngjes si dhe të ngrënit e shumtë gjatë ditës.

The Guardian ka sjellë në vëmendje shkrimin e kësaj gazete indiane teksa thekson se cilat janë ushqimet që garantojnë që fëmija të jetë djalë.

Gazeta indiane shkruan:

Mishi i deles dhe rrushi i thatë janë ushqimet më të mira për femrat, ndërsa meshkujt duhet të shmangin ushqimet që kanë përmbajtje të lartë acidi”.
Preferenca e shumë çifteve të reja që duan të kenë djem është shumë e përhapur në kulturën indiane.

Në raportin e fundit gjinor nga regjistrimi i popullsisë, çdo vit lindin për 1.000 djem për 940 vajza. Pabarazia është më e keqja në Haryana, në veri të vendit, ku lindin vetëm 830 vajza për çdo 1,000 djem.

Ranjana Kumari, një aktiviste në lëvizjen kundër aborteve të fetusit femëror, tha se përpjekjet kanë qenë në proces për të ndryshuar qëndrimet e komunitetit në lidhje me potencialin ekonomik të grave.

Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka dënuar fort abortin selektiv, duke e renditur përkrah terrorizmit, diskriminimit të shtresave dhe korrupsionit, si një nga “armiqtë” e shoqërisë indiane.




Be the first to comment

Leave a Reply