Chelsea-Arsenal, një derbi për Carlo Ancelottin




Carlo Ancelotti u shkarkua me jo pak bujë nga Bayern Munich në shtator, një vendim që rezultoi mëse i duhur duke parë rezultatet e që gjermanët patën në drejtimin e Jupp Heynckes, por sërish tekniku italian mbetet një emër tepër i rëndësishëm në botën e futbollit.

E pas disa muajsh pushim duket se Ancelotti do të rikthehet në detyrë dhe e ardhmja parashikohet të jetë një rikthim në Angli, më saktë në Londër.

Por ajo që ende nuk dihet nëse do të jetë një rikthim nën drejtimin e Chelsea, apo pasues i Arsene Wenger tek Arsenal.

Nga sa raportojnë mediat britanike, drejtuesit e të dy ekipeve janë të pakënaqur nga rezultatet e Antonio Conte dhe Arsene Wenger, e shanset që ata të jenë në stolin e klubeve respektive për sezonin e ardhshëm janë thuajse zero dhe Carlo Ancelotti është një emër mëse i denjë për t’u ulur në stolin e njërit prej këtyre klubeve.

Mbetet për t’u parë se kush do e fitojë derbin londinez për teknikun italian.




Be the first to comment

Leave a Reply