Chelsea nuk kursen as Leicesterin, gati për derbin ndaj Arsenalit (Video)




Chelsea ka vazhduar me fitore ndaj ekipeve të mëdha në Ligën Premier këtë sezon.

 

Pas fitores ndaj Tottenhamit, Evertonit, erdhi dha ajo ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-2.

Goli i parë në takim u shënua nga Alvaro Morata në minutën e 41-të dhe me rezultat 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 50-të shënoi edhe N’Golo Kante, i cili me një goditje të bukur nga distanca befasoi portierin kundërshtar.

Ndërsa golin e vetëm për ‘Dhelprat’ e shënoi Jamie Vardy nga pika e bardhë në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitore Blutë renditen në vendin e tretë me nëntë pikë, ndërsa Leicesteri në pozitën e 17-të me tre pikë.

Ndeshja e ardhshme e Chelseat është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/


by Jek09Pre

 

 




Be the first to comment

Leave a Reply