Çitaku shkruan se Gjuriq po gënjen




Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme një video të prodhuar nga Qeveria e Serbisë, në të cilën deklarohet zyrtari për Kosovën Marko Gjuriq.
Në videon e titulluar “Historia e vërtetë e Kosovë”, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e shfaq Kosovën si një shtet të dështuar, ndërsa e quan UÇK-në organizatë kriminale.
Për Vlora Çitakun, të gjitha faktet që prezantoi Gjuriq në këtë deklarim, janë të rreme.
“Meqenëse është pasdite e diele, dhe ndodhi që të kisha kohë të lirë, dëgjova parodinë më të fundit të prodhuar nga Qeveria serbe për Kosovën. Faktet janë të gabuara, tërësisht. Një përpjekje e dëshpëruar për të rishkruar historinë. E turpshme për një vend që synon të jetë anëtar i BE-së”, ka shkruar Çitaku të dielën në rrjetin social Twiter.




Be the first to comment

Leave a Reply