Civil pret financim transparent të fushatës zgjedhore




Ekspertët, analistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile paraqitën gjetjet dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor, veçanërisht në periudhën tre javore të fushatës zyrtare parazgjedhore në Zgjedhjet Vendore 2017, në një konferencë të titulluar “Zgjedhje të lira për Shoqëri të lirë” të mbajtur sot në Shkup në Qendrën për Liri, Civile.

 

Sipas Xhabir Deralës nga Civil, trajnimi është kryer nga organet kompetente për të korrigjuar gabimet e cikleve zgjedhore të mëparshme, por ai konsideron se ka pak kohë për të siguruar punë cilësore të organeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ai vuri në dukje se fjalimi i urrejtjes në mediat sociale është i pranishëm dhe mund të regjistrohet edhe në fjalime nga disa politikanë. Ai veçoi referendumet kundër refugjatëve, të cilët mendon se janë përdorur si një mjet i pistë, për të cilat institucionet kanë mbetur të heshtura dhe ende janë duke shkaktuar shqetësim midis përfaqësuesve të sektorit civil. Megjithatë, mirëpriti vendimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për të ndaluar këto aktivitete, edhe pse dëmi është bërë tashmë.

“Ne presim financim transparent të fushatës dhe ne do ta ndjekim atë nga afër dhe gjithmonë do të alarmojmë për situatën në këtë fushë. Deri më tani, ne kemi pasur kundërshtime shumë serioze në atë fushë. Ne presim aktiviteteve shtesë për departizimin e gjyqësorit sa më shpejtë, veçanërisht në pjesën që do të jetë përgjegjëse për ankesat në ditën e votimit. Ne presim që KSHZ të përdorë të gjitha mjetet dhe t’i shfrytëzojë të gjitha kompetencat që ka sipas ligjit dhe të mos presë ankesa vetëm nga partitë politike”  – ka thënë Derala.

Ambasadori gjerman Thomas Gerberih në fjalën e tij iu referua rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani,ku demokristianët dhe partia social demokrate humbën shumë vota, për shkak se socialdemokratët njoftuan se nuk do të rinovojnë koalicionin ne Merkelin, kështu që mundësia e ardhshme do të jetë koalicioni CDU me Liberal Demokratët dhe Partinë e Gjelbër. Ky koalicion, shtoi ai, quhet Koalicioni Xhamajkan, për shkak të ngjyrave të tij. Siç tha ai, një mbështetje shumë më e madhe, si në vendet e tjera të BE, mori krahu i djathtë, ose rreth 13 përqind të votave.

Ai vuri në dukje rëndësinë e reformave, zbatimin e tyre, si një proces që do të thotë përcaktim dhe rivendosje të besimit në institucionet. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e Zgjedhjeve Lokale si një parakusht shumë i rëndësishëm për të rifituar besimin në institucionet publike dhe organet publike që punojnë në interesin publik duke respektuar ligjin dhe standardet etike dhe profesionale si dhe duke siguruar që parregullsitë zgjedhore do të sanksionohen ashtu siç duhet.

Chris Henshaw nga Institutit Demokratik Kombëtar theksoi se zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe për zgjedhjet e suksesshme është e nevojshme që ato të jenë të organizuara mirë, autoritetet zgjedhore të kryejnë mirë punën e tyre, kurse partitë të bëjnë fushata zgjedhore sipas ligjit, pra votuesit duhet tu lejohet që të votojnë pa u bërë presion, si dhe në mos ketë abuzime të burimeve shtetërore.

Zoran Trajçevski nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuare theksoi se, ndryshe nga proceset e zgjedhjeve të kaluara, kur ka pasur shembuj të raportimit të pabalancuar nga disa televizione, këtë vit me shpalljen e zgjedhjeve lokale situata është përmirësuar ndjeshëm dhe pritet të mbetet kështu dhe gjatë periudhës së fushatës.

Ai përmendi rastet e “ofrimit të mediave në qeveri” dhe theksoi se nuk duhet lejuar ngritja e përpjekjeve për të përhapur propagandën, por media duhet të jetë e prirur në mënyrë kritike, duke lënë vetë partitë që të bëjnë betejën zgjedhore.

Sipas Mirjana Najcevska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut,  shkelje të procesit zgjedhor do të ketë edhe më tej, për çka edhe po kyhet monitorimi, por për të me rëndësi është frika tek votuesit dhe joinformimi i drejtë i tyre se për kush dhe kushdo të votojnë, nga ku e sheh edhe manipulimin më të madh nga ana e partive.

Analisti Saso Ordanoski megjithatë nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe beson se këto zgjedhje do të përcaktojnë perspektivën e Maqedonisë në vitin e ardhshëm, si dhe do të ketë edhe ndryshime në partitë.

Kjo Konferencë është pjesë e projektit “Free Media Free Society”, mbështetur nga Ministria  e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.




Be the first to comment

Leave a Reply