Çka është me rëndësi të mësoni para procesit të lindjes normale? (+video)




Përgatitja për një shtatzëni të shëndetshme kërkon përkujdesje të lartë, e jo më pak edhe vet procesi i shtatzënisë. Ndërkaq, akti i lindjes është më i rëndësishmi dhe që kërkon një vëmendje të shtuar.

“Lindja normale preferohet gjithmonë nga gjinekologu normalisht edhe për shëndetin e nënës dhe të bebes. Gjatë kësaj periudhe bëhen skriningjet e duhura të fundit që është strisha vaginale për streptokok, analizë shumë e rëndësishme të aplikohet në javën e 35-të, mandej shihet pozicioni i frytit që duhet gjithsesi të jetë pozicion me kokë, qafa e mitrës duhet të jetë e pergatitur”, shpjegon dr. Edibe Hoda – Borovci, gjinekologe – obstetër, në Klinikën Amerikane.

Ndërsa, sipas Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, kohët e fundit fatmirësisht pacientet janë më të informuara dhe parapëlqejnë lindjet normale. Ai po ashtu apelon që nuk duhet munguar as inkurajimi i mjekëve për t’i informuar pacientet për procesin e lindjen.

“Në rast se pacienten e kemi përgatitë paraprakisht që nga fillimi i shtatzënisë duke marrë masa, duke biseduar me të që lindja normale është krejt e mundur. Por këtu duhet me dhënë kontributin e vet edhe mjeku duke i inkujaruar ato se lindja normale është një proces fiziologjik, duke ju treguar se sa zgjatë, sa faza i ka lindja, kur fillon lindja. Këto informata duhet përcjellur të pacientja para se ajo të vijë në procesin e lindjes”, ka thënë ndër tjerash për procesin e lindjes, Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.

Është shumë re rëndësishme të tregohet edhe për ushyrjen para procesit të lindjes, ku sipas nutricionistet Vala Popovci, prefeferohet që gruaja të konsumojë ushqime sa më të lehta.

Cilat janë komplikimet e mundshme gjatë lindjes normale? Cilat janë përparësitë e fëmijëve që lindin përmes rrugës normale? Cilat janë shenjat e para kur gruaja duhet të shkojë për të lindur? Me çfarë situatash do të ballafaqohet ajo në këtëproces? Si përgatitet ajo para procesit të lindjes? Sa kohë i nevojitet gruas ta rimarr vetën pas lindjes?… janë vetëm disa nga pikat për të cilat do të mësoni në këtë episodë të emisionit Ninullë.




Be the first to comment

Leave a Reply