Çka premtuan kandidatët Zhelinës dhe Bogovinës para banorëve të tyre?




Në emisionin e sontëm në “Click Plus” që emetohet në Tv 21, ballë për ballë do të jenë kandidatët për kryetar të Komunës së Zhelinës.

Ata në një hapsirë të hapur do ti shpalosin programet e tyre zgjedhore para qytetarëve të kësaj komune.

Njëherit kandidatët do mund të ju pergjigjen pyetjeve të qytetarëve të kësaj komune, si dhe të argumentojnë se pse qytetarët duhet të votojnë për ta.

Çka premtuan kandidatët para banorëve të Zhelinës?
Cilat projekte i kanë në plan në gjashtë muajt e parë?
Ku do ti gjejnë paratë për ti realizuar projektet?
#ClickPlus #PërZhelinën

Edhe kandidatët e Bogovinës do të jenë sonte ballë për ballë në Click Plus. Të njejtët në hapsirë të hapur do ti shpalosin vizionin e tyre për Bogovinën dhe njëherit do u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve të kësaj komune rreth problemeve që i tangojnë ata.

Si do të kthehen pronat e uzurpuara?
Çka premtuan kandidatët para banorëve?
Kush e ka përkrahjen e popullit e kush të partisë?
Përgjigjet i mësoni sonte në ora 22:00, në TV21
#ClickPlus #PërBogovinën




Be the first to comment

Leave a Reply