Çmime stratosferike në aeroportin e Shkupit, gjysëm litër ujë… 90 denarë (FOTO)




Një kafe kushton 250 denarë, ndërsa një ujë i pagazuar 90 denarë. Këto janë çmimet e pijeve, ndërsa ushqimet në restorantet e Aeroportit “Aleksandri i Madh”, kanë çmime stratosferike për kushtet dhe mundësitë e qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas disa analizave këto çmime janë konkurrente me çmimet në aeroportet e tjera të vendeve me standard shumë më të lartë.

Disa qytetarë kanë dërguar edhe ankesa në lidhje me këta zhvatës së xhepit të qytetarëve, kështu edhe një qytetar i revoltuar maqedonas që u ankua në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, ku ka dërguar edhe një fotografi të faturës që ka paguar 180 denarë vetëm për dy shishe ujë të pagazuar./albeu/




Be the first to comment

Leave a Reply