Colin Wolfe: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani




Colin Wolfe, Drejtor në Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit mendon se momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani.

Në një intervistë për DW, Colin Wolfe u shpreh: “Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomanduam hapjen e negociatave të pranimit, në bazë të të dhënave. Komisioni ka njohur punën që është kryer, është bërë një punë e mirë. Janë konkluzionet e Këshillit Europian por edhe opinionet e EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare bindur për hapjen e negociatave.

Ka zëra të ndryshëm. Por fakti që komisioni ka dhënë rekomandimin është një moment shumë i rëndësishëm në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi / gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen më intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit pra nuk është se ҫfarë do të bëhet në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025.

Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë. Ajo ҫfarë duhet të thotë Ballkani Perëndimor tani është ok ka ardhur momenti i marrjes së vendimit , ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakort , ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjësi dhe hapja e negociatave është ajo që kërkon rajoni.

Ajo që dua të them personalisht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshme për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjësi.”




Be the first to comment

Leave a Reply