“Dakordësi politike” për amendamentet e vetingut në polici, LSI votë pro




LSI do të japë votën e saj për vetingun në polici nëse 19 amendamentet e saj do të pranohen, ashtu siç është rënë dakord politikisht me maxhorancën.

“Vetingu në polici është një instrument i jashtëzakonshëm për situatën në të cilën jemi sot, projektligj i rëndësishëm për të pasur parasysh etapat e tjera, sepse situata me të cilën gjendet policia është e mjerueshme për shkak dhe të implikimit të shumë segmentëve, tregon që vetingu është i domsdoshëm. Ne jemi në pritje të aprovimi të 19 amendamenteve të paraqitura nga LSI. Nuk kanë të bëjnë thjesht asnjë lloj kapriço politike, por përgatitjes dhe përafërimit të një legjislacioni jo vetëm evropian po dhe demokratik për të pasur një legjislacion që larogn çdo abuzim me segmentet e policisë”, tha znj,. Kryemadhi.

Por ky bashkim votash mes PS dhe LSI për znj. Kryemadhi nuk mudn të shkaktojë ndonjë problem me PD-në, pasi forca politike që ajo drejton është në funksion të qytetarëve.

“Unë nuk mendoj se ka problem në të, se dhe raste të tjera ka pasur gjithmonë, Një nga qëndrimet që LSI ka patur dhe nuk kompleksohet. Ka bërë të qartë qëndrimin e saj përsa i përket bashkëpunimit të ligjeve për qytetarët nuk ka qëllim tjetër vetëm angazhim të LSI për një politikë në funksion të qytetarëve dhe shtetasve shqiptarë”, tha kryetarja e LSI.

Ajo i kërkoi kryeministrit Edi Rama të distancohet nga deklaratat se kapja e një sasie të konsiderueshme kokaine është operacion tërësisht shqiptar.

“I bëj thirrje të distancohet, të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë e veta si kryeministër dhe të largohet çdo ditë e më shumë nga krimi i organizuar. Nuk ka ngelur më gjë tjetër, vetëm një telekomandë në dorën e tyre. Ajo që dua të them se kjo sasi kaq e madhe e kokainës, tregon fatkeqësinë dhe mjerimin në të cilin është zhytur Shqipëria”, vijoi ajo.




Be the first to comment

Leave a Reply