Dalin pamjet e bombardimit: “Do t’a shkatërrojmë Kimin me çdo çmim” (VIDEO)




Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë mbrëmë duke e fluturuar atë mbi qiellin e Japonisë, gjë e cila ka alarmuar aleatin më të madh të SHBA-ve në Azi.

Kaq ka mjaftuar që përveç deklaratave politike, Koreja e Jugut, e cila ndjehet më shumë se çdokush tjetër e rrezikuar prej regjimit të Kim Jong Un-it të dërgojë avionët në kufi.

Ata kanë hedhur 8 bomba të mëdha Mark 48 të një peshe prej 1 ton në kufi duke paralajmëruar qartë Korenë e Veriut.

Pamjet më pas janë transmetuar në televizion nga Koreja e Jugut, ndërkohë që njëri prej pilotëve është i mjaft i qartë duke thënë: Do t’a shkatërrojmë regjimin e Kim Jong Un. /albeu/




Be the first to comment

Leave a Reply