DASH: Të shmanget përshkallëzimi i situatës, Kosova dhe Serbia të fokusohen në normalizimin e raporteve




Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka reaguar lidhur me ngjarjet në veri.

Nauert përmes një deklarate për shtyp thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet e së hënës në Mitrovicë, të cilat u tha në mënyrë të panevojshme rrisin tensionin dhe kërcojnë stabilitetin rajonal.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë palëve ta shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës  dhe të veprojnë me qetësi dhe të t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen në normalizimin e raporteve përmes dialogut”, thuhet në deklaratë, raporton Telegrafi.

Më tej pohohet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin të gjitha palët në bisedime.




Be the first to comment

Leave a Reply